Humbja në zgjedhje, Merkel shkarkon ministrin

16/05/2012 21:40

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, shkarkoi ministrin e mjedisit, Norbert Roettgen, vetëm pak ditë pas partia e saj pësoi një humbje tronditëse në zgjedhjet e landit më të madh gjerman.

Roettgen ishte kandidati i kristiandemokratëve për detyrën e kryeministrit të Rinit Verior dhe Vestfalisë.

Mungesa e tij e theksuar e popullaritetit është konsideruar si një prej arsyeve kryesore që rezultati i kristiandemokratëve ishte më i keqi në votime që prej Luftës së Dytë Botërore.

Disfata përballë rivalëve socialdemokratë përbën një goditje të rëndësishme për pozitat e Merkel, pasi ekspertët e kanë interpretuar votën si një kundërshtim serioz për politikën e shtrëngimit financiar të udhëhequr nga Kancelarja, si mënyrë e vendosjes së rregullit mbi buxhetet kombëare të vendeve të Eurozonës.

Duke shpjeguar vendimin e saj, Merkel deklaroi të mërkurën se “shkarkimi i Roettgen ishte bërë i pashmangshëm, pasi një ndryshim në personel ishte i domosdoshëm”.

Roettgen provokoi pakënaqësi të thellë popullore në fushatën zgjedhore në Rinin Verior de Vestfali, pasi refuzoi të hiqte dorë nga detyra e tij ministrore, pavarësisht se kërkonte detyrën e kryeministrit të landit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA