Gisele Bundschen zhvishet për Vogue
16/05/2012 10:05
U bë e famshme si modele plot 15 vjet më parë, por Gisele Bundschen po vazhdon të qëndrojë në maja duke mos dhënë shenja rënieje edhe pse vitet kalojnë për të gjithë.
31-vjeçarja ka pozuar gjysmë nudo për kopertinën e versionit francez të revistës ‘Vogue’ duke treguar format e saj të mrekullueshme.
Fotoja është realizuar nga dyshja Inez van Lamsweerde dhe Vinoodh Matadin për numrin qershor-korrik të revistës së modës.
Gisele Bundschen është e martuar me quarterback-un e New England Patriots, Tom Brady.
Vetëm gjatë vitit 2012 supermodelja braziliane ka nënshkruar kontrata me Versace, Givenchy, Bankën e Brazilit dhe Salvatore Ferragamon.
Top Channel