Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë lëshoi alarmin për mbingopje të
tregut farmaceutik nga të diplomuarit në universitetet private.
Kryetari i Urdhrit të Farmacistëve Arjan Jaupllari tha se liberalizimi i universiteteve ka bërë që të ulen ndjeshëm standardet e mësimdhënies sidomos në universitetet private.
Ky fakt sipas Jaupllarit u vu në të dyja fazat eprovimit të shtetit, ku niveli i kalueshmërisë së kandidatëve që e vinin nga universitetet private ishte nën 50 për qind.
Kreu i Farmacistëve tha se rreziku i prodhimit të një numri të madh diplomash në Degën e Farmacisë e ka tejngopur tregun farmaceutik, i cili nuk ka më nevojë për këta profesionistë.
Kreu i Farmacistëve tha se ndryshimi i situatës do të vijë nëse ndërmerren politika në lidhje me kategorizimin e profesionistëve dhe kontrollin që duhet të vihet në kriteret e pranimit nga universitet private.
Jaupllari tha se Frekuentimi i mësimit, i leksioneve dhe praktikës mësimore, për këtë lloj profesioni është me shkëputje nga puna ndërsa në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera të botës mësimi është kthyer me korrespondencë.
Top Channel