Diploma e Bossi-t, “humbin” procesverbalet

16/05/2012 00:00

Hetimet e nisura në lidhje me diplomën e Renzo Bossi-t, djalit të ish-liderit të Lega Nord në Itali, Umberto Bossi-t, kanë konstatuar një fakt që vërteton akoma më shumë procedurat korruptive në dhënien e diplomës.

Burime pranë grupit të hetimit, janë shprehur se nga verifikimi i dokumentacionit të Renzo Bossi-t në institucionin arsimor privat, rezulton se nuk ka asnjë procesverbal të 39 provimeve, që renditen në diplomën e Bossi-t sikur i ka marrë me nota të mira.

Sipas rregullores dhe ligjit për arsimin e lartë, për cdo provim të dhënë, mbahet një procesverbal me notat që kanë marrë studentët, procesverbal i cili duhet të ruhet.

Në rastin e Bossi-t, asnjë nga 39 procesverbalet që duhet të ishin nuk figurojnë. Në këto kushte organi i akuzës ka nisur pyetjen e të gjithë pedagogëve asistentëve si dhe sekretarive të degëve që janë renditur në diplomën e Bossi-t.

Nga të dhënat paraprake zor se ndonjë nga pedagogët e lëndëve të kujtohet nëse Umberto Bossi ka qenë në sallë në momentin e provimit, ndonëse është vendosur nota e tij.

Në këtë pikë pritet të merren në pyetje edhe sekretaritë të cilat duhet të konfirmonin perzencën e studentit në provime. Për këtë arsye hetimet e deritanishme ende nuk kanë përfunduar në emra konkretë të personave përgjegjës që kanë lejuar diplomimin e Renzo Bossi-t, pa ardhur asnjë ditë në institucionin arsimor privat në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB