Canalis, në jahtin e një diktatori

16/05/2012 17:30

Pas marrëdhënies me një prej aktorëve më të famshëm në botë, George Clooney, Elisabetta Canalis ka krijuar një lidhje të re, këtë herë me një prej “diktatorëve” më të frikshëm në planet.

Duke treguar linja të jashtëzakonshme, modelja italiane u fotografua në bordin e një jahti, me aktorin Sacha Baron Cohen, ndërsa filmi i tij i fundit, “Diktatori”, pritet të transmetohet në premierën e Festivalit të Filmit në Kanë.

33-vjeçarja, e cila është pjesë e filmit, u duk se kaloi një kohë me të vërtetë të bukur me “Ali G.”, i cili luan rolin e “Gjeneralit Aladeen”, ndërsa nën rrezet e diellit, të dy festuan me gota shampanje premierën e tyre.

Megjithatë, siç e do zakoni për një “Diktator”, romanca midis modeles dhe Cohen nuk zgjati shumë kohë, pasi gjenerali u lodh me lodrën e tij, të cilën urdhëroi ta fusnin në një qese plastike, për ta hedhur më pas në fundin e detit.

Ndihmësit e diktatorit ia plotësuan menjëherë këtë dëshirë, duke “e flakur” modelen sakaq në det.

Një ngjarje e tillë u festua më pas në bordin e jahtit me të shtëna në ajër nga gjenerali.

Së shpejti në kinematë botërore, filmi që pritet të shndërrohet në një prej komedive më të suksesshme të të gjitha kohërave, ironizon me çmendurinë e një despoti, që drejton një shtet të vogël me një absolutizëm ekstrem.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA