
Ministrat e Financave të Bashkimit Europian hodhën bazën për të
integruar “paktin e rritjes ekonomike”, me atë “fiskal”, plani i masave
shtrenguese ndaj vendeve, llogarite bankare te te cileve, kane dale
jashte kontrollit.
Presidente dhe kryeministra do ta diskutojne inisiativen në mbledhjen e jashtezakonshme te Këshillit të BE-se, më 23 Maj.
Takimi parashikohet te jete konkretizimi i marrëveshjes, për samitin e qershorit, permbyllesi i presidencës daneze. Socialdemokratja Helle Torning Shmid, kryeministre e Danimarkes ne krye te presidences se BE-se foli për një erë të re te rritjes ekonomike, ndryshe nga ajo e aksit te qendres se djathte Merkozi, shkrirja e dy gjeneruesve te “Paktit Fiskal”.
Gjate takimit në Bruskel, ministrat e financave miratuan edhe rregulla te reja strikte per bankat, me qellimin për t’i bërë më të sigurta dhe për të shmangur nevojën për plane shpetimi. Bankat duhet te shtojne kapitalin baze duke permbushur standartet e reja nderkombetare te Basel III, i aprovuar nga grupi I G20-es. Me miratimin e ketyre rregullave, bankat do te kene nje capital baze 4.5 % krahasuar me 2 % -duke Iu referuar rregullave aktuale.
Nen presionin e Britanise se Madhe, vendet e BE-se mund te vendosin kerkesat strikte, mbi kapitalin, te parat ne listen e rregullave te reja. Keto do t’i paraqiten Parlamentit Europian, sipas BBC-se, dhe parashikohet te hyjne ne fuqi ne muajin qershor. Marreveshja vjen ne nje moment shume delikat per euron, kur po shtohet frika se Spanja dhe Italia mund te kete nevoje per plane shpetimi ndersa Greqia mund te dale nga Eurozona.
Top Channel