Rihanna u paraqit si një mbretëreshë egjiptiane gjatë një koncerti bamirësie në Nju Jork.
Performancën e nisi e ulur në një fron të artë dhe me një kurorë në kokë e më pas doli vetëm me një minifund për të kënduar këngët.
Gjatë shfaqjes këngëtarja nga Barbados dukej se ishte rekuperuar plotësisht dhe kishte rifituar energjitë pas shtrimit në spital të javës së kaluar.
Në numrin e radhës të revistës amerikane ‘Star’, një burim pranë 24-vjeçares theksoi se “Rihanna i ka shumë qejf festat, por muajin e fundit e ka kaluar kufirin dhe ka dalë jashtë kontrollit”.
“Ajo ka pirë alkool çdo ditë dhe të gjithë po i këshillojnë terapinë ose rehabilitimin. Ajo është shumë e vetmuar për momentin dhe kalon kohën në dhomën e hotelit ku vetëm pija i mbush boshllëkun e krijuar. Mendon shumë për ish të dashurin e saj Chris Brown”, shtoi burimi.
Top Channel