Marrëdhënia strategjike Shqipëri-Turqi

15/05/2012 19:00

Vizita në Tiranë e Kryetarit të Asamblesë së Madhe të Turqisë, Çemil Çiçek, rikonfirmoi qëndrimin se Shqipëria e konsideron Turqinë një nga partnerët e saj strategjikë.

Në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, ai i konsideroi marrëdhëniet  mes dy vendeve si një shembull i bashkëpunimit të shkelqyer, por edhe të bashkëjetesës si dy familje të rëndësishme.

“Shqipëria është vend jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe me një rol kyç në Ballkan”, u shpreh kryetari i Parlamentit të Turqisë, i cili theksoi qëndrimin e vendit te tij se “pa pjesëmarrjen e Shqipërisë, nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet në rajon”.

Në mënyrë të veçantë, Kryetarja e Kuvendit dhe Kryetari i Asamblesë së Madhe të Turqisë vlerësuan aspiratën e të dy vendeve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, si një proces i rëndësishëm, ku vendet janë të angazhuara për të arritur standardet dhe filozofinë e vlerave europiane.

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, vlerësoi rolin e Turqisë në nxitjen e njohjeve të Kosovës dhe homologu i saj turk e siguroi se “mbështetja e Kosovës dhe rritja e njohjeve të saj është një ndër çështjet kryesore në axhendën e qeverisë turke”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA