
Charlize Theron luan rolin e mbretëreshës së keqe Ravenna, duke u bërë
xheloze për bukurinë e rivales së saj Borëbardha, që luhet nga Kristen
Stewart.
Të dyja aktoret ishin në premierën e filmit të tyre, por Charlize në jetën reale nuk ka përse të jetë aspak xheloze, pasi bukuria dhe pamja e saj janë perfekte.
Të dyja aktoret në premierë ishin përrallore dhe kishin veshur fustane të zeza.
22-vjecarja Kristen kishte veshur një fustan të koleksionit Marchesa’s Fall, 2012. Fustani ishte tepër interesant dhe krijonte idenë e një skeleti në pjesën e sipër gjoksit, krahë dhe kurriz.Flokët ishin lidhur mbrapa, ndërsa make-up ishte fare i lehtë, me qëllim që fytyra e saj të ishte e bardhë borë, ashtu si edhe personazhi që luan.
Ndërsa Charlize, 36 vjec dukej për mrekulli me krijimin e Christian Dior Couture. Me fustanin e veshur këmbet e saj dukeshin shumë joshëse poshtë copës së hollë.
Top Channel