Jemen, vazhdojnë bombardimet ndaj al-Kaedës
15/05/2012 16:50
Të paktën 18 persona mbetën të vrarë në një sulm ajror kundër një baze të al-Kaedës në jug të Jemenit, lajmëruan burime zyrtare gjatë së martës.
Burimet ushtarake thanë për “BBC” se midis viktimave, janë edhe të paktën pesë civilë. Dhjetëra persona të tjerë u plagosën nga shpërthimet.
Sulmi i koordinuar ajror shënon ditën e katërt të operacioneve qeveritare kundër lufëtarëve të al-Kaedës në provicën e Abjanit.
Si rrjedhojë e lëvizjeve separatisteve dhe paqëndrueshmërisë politike, Jemeni është shndërruar në “kryeqendrën” e re të Al-Kaedës në Gadishullin Arabik.
Top Channel