Hollande, zyrtarisht president i Francës

15/05/2012 00:00

Presidenti i ri i Francës, Francois Hollande ka bërë betimin në pallatin
Elize duke marrë zyrtarisht detyrën e kreut të shtetit. Në ceremoninë e
betimit ishin të pranishëm politikanë të shumtë.

Kur hyri në Elize, Hollande shtrëngoi duart me parardhësin e tij Nicholas Sarkozy, me të cilin zhvilloi edhe një takim kokë më kokë.

Më pas Sarkozy, i shoqëruar nga bashkëshortja Carla Bruni, është larguar nga rezidenca presidenciale duke ia lënë vendin presidentit socialist, i pari pas 17 vjetësh.

“Franca duhet të jetë e hapur ndaj sfidave dhe të mos dështojë kurrë. Do të bëj të pamundurën të nxjerr vendin nga kjo krizë e lehtë”, ishin fjalën e kreut të ri francez.

Vetëm pak orë më vonë Hollande do të jetë i pranishëm në Gjermani për t’u takuar me Kancelaren, Angela Merkel. Udhëtimi tregon edhe njëherë rëndësinë e marrëdhënieve franko-gjermane në Evropë, në një kohë tejet të trazuar.

Ndërkohë, sprova të forta e presin shefin e ri të Elizesë edhe përsa i takon politikës së jashtme. Të gjithë presin të shohin cila do të jetë linja diplomatike që ai do të adoptoje.

Gjithashtu, së shpejti pritet të vijë edhe njoftimi për kryeministrin e Francës. Për kolltukun numër 1 janë tre emra: Jean Marc Ayrault, Martine Aubry dhe Manuel Valls, që flitet edhe për postin e ministrit të Brendshëm.

Por në dritë ka dalë gjithashtu emri i Pierre Moscovici, që është në lojë për postin e ministrit të Jashtëm, bashkë me Laurent Fabius. Ndërsa për Ekonominë duket e sigurt se do të drejtohet nga Michel Sapin.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA