Vendet anetare te Këshillit të Sigurimit të OKB-së mirëpresin vendimin e
Parlamentit Shqiptar që taks forca e EULEX-it të hetojë mbi pretendimet e
Dick Marty-t.
Britania, Gjermania, Franca, SHBA vende keto te cilat e kane njohur pavaresine e Kosoves kerkuan nga Prishtina Beogradi dhe Tirana qe te bashkepunojne per zbardhjen e kesaj çeshtjeje dhe ne asnje menyre te mos lejojne interferimin e politikes.
Keto vende po keshtu ftuan Beogradin zyrtar qe te largojë strukturat e sigurise nga territori i Kosoves dhe te dhe te sillet ne perputhje me vlerat dhe parimet e BE-se. Nga ana tjeter shtetet te cilat nuk e kane pranuar pavaresine e Kosoves sic eshte Kina apo Rusia ende shohin zgjidhjen per Kosoven ne Keshillin e Sigurimit.
Ne mbledhjen e radhes se Keshillit te Sigurimit per Kosoven mori pjese edhe ministri i jashtem i Kosoves Enver Hoxhaj e po keshtu edhe ai i Serbise Vuk Jeremiç.Shefi i diplomacise kosovare akuzoi Serbine per dyfytyresi, duke iu referuar ketu mosimplementimit te marreveshjeve me Kosoven nga ana tjeter duke shtyre kete proces para syve te Bashkimit Europian.
Ministri ne largim i Puneve te Jashtme i Serbise Vuk Jeremiç kritikoi vendimin e gjykates se Prishtines per lirimin e Fatmir Limajt dhe nente bashkeluftetaerve te tij. Sipas tij historia do te perseritet.
Ministri ne jashtëm në largim i Serbisë tha se marrëveshja për fusnotën nuk nënkupton përfaqësimin e Kosovës si shtet. “Përfaqësimi ka karakter joshtetëror”, tha ai Jeremiç. Pas përfundimit te mbledhjes se Këshillit te Sigurimit shefi i diplomacise kosovare Enver Hoxhaj iu përgjigj interesimit te gazetareve ndersa ai i Serbise iu shmang atyre.
Gazetaret e huaj insistuan te marrin nje përgjigje nga Hoxhaj nese institucionet e Kosoves jane duke i trajnuar opoziten ne Siri ne luften e tyre me pushtetin. Por Hoxhaj mohoi diçka te tille. Ai konfirmoi se jane vendosur kontakte me opoziten ne Siri, ndersa kujtoi se qeveria e Kosoves i kishte dale ne përkrahje opozites ne Libi per faktin se edhe Kosova ka luftuar per te njejten ceshtje. Duke iu pergjigjur interesimit te gazetareve per njohjet nderkombetare Hoxhaj tha se jane ne pritje te disa njohjeve nga vendet afrikane.
Top Channel