Ashton Kutcher kopja e Steve Jobs

15/05/2012 00:00

Ai ishte gjeniu vizionar i gjigandit ‘Apple’, i cili fatkeqësisht
ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare vitin e shkuar, pas një beteje të
gjatë dhe të mundimshme me kancerin. Dhe kur informacionet e para se,
Ashton Kutcher do të luante rolin e Steve Jobs në filmin kushtuar jetës
së tij, filluan të qarkullonin, shumë hije dyshimi u ngritën nëse aktori
i ri amerikan do të ishte në lartësinë e duhur për këtë rol.

Por pamjet më të reja që e tregojnë Ashton Kutcher në setin e xhirimeve të filmit më të ri janë një shenjë se të gjitha dyshimet do të merren mbrapsht. Ashton, 34 vjeç, shfaq një ngjashmëri absolute me gjeniun e ‘Apple’ në një moment të shkëputur nga xhirimet e filmit kushtuar jetës së tij, dhe pse nuk përcaktohej qartë se cilën periudhë të jetës së gjeniut ishte duke interpretuar, duke qenë se pamja të kujtonte Jobs-in e fundit të viteve ’70, ndërsa veshja ishte e ngjashme me atë që ai përdorte kohët e fundit.

Kur fillimisht u përfol emri i Kutcher për këtë rol, shumë menduan se ishte një shaka, derisa producenti i filmit Mark Hulme e konfirmoi zyrtarisht këtë gjë.

“Duke qenë se filmi do të mbulojë gjithë jetën e Jobs, pra edhe periudhën kur ai ka qenë i ri, në moshën 20-vjeçare, na duhej një aktor q të ishte i aftë të mbulonte jo vetëm periudhën e  rinisë  së Jobs në atë kohë, por edhe kompleksitetin e tij psikologjik si personazh. Duke u nisur nga fakti se Ashton ka një ngjashmëri fizike shumë të dukshme me Jobs, atëherë ai ishte një zgjedhje e përkryer për këtë rol”, – u shpreh regjisori.

“Jobs”, siç do të quhet edhe filmi, pritet të përfundojë në fund të këtij viti dhe do të trajtojë jetën e biznesmenit vizionar të njohur në mbarë botën, i cili arriti të ngjitej nga një hipi kalifornian, në themeluesin e gjigandit botëror ‘Apple’ dhe për këtë arsye për shumëkënd u bë simbol i suksesit. Steve Jobs u nda nga jeta tetorin e vitit të kaluar, në moshën 56-vjeçare, pas betejës sëmundjen e kancerit të pankreasit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA