Vanessa Paradis, e shëmtuar në filmin e fundit

14/05/2012 12:45

Vanessa Paradis është shprehur se roli i nënës së fiksuar në filmin e saj të fundit me titull ‘Café de Flore’ i pëlqeu shumë sepse mund të dukej e shëmtuar dhe nuk kishte pse të shqetësohej për pamjen e saj të jashtme.

“Femra që unë interpretoj nuk është aspak tërheqëse. Flokët, këpucët, veshja… gjithçka në këtë rol është i tmerrshëm”, thekson aktorja dhe modelja franceze për ‘Stylist Magazine’.

39-vjeçares i ka pëlqyer shumë fakti që për herë të parë në jetë interpretoi dikë që nuk kishte aspak lidhje me karakterin e saj.

“Personazhi im nuk ka bashkëshort, nuk ka para, nuk ka as miq”, thekson Paradis.

Johnny Depp, partneri i aktores, u shpreh vetëm pak ditë më parë se marrëdhënia mes tij dhe Vanessa Paradis nuk është aspak në krizë.

“Këto lajme janë tërësisht të pavërteta. Gjithsesi, çfarëdo që të them unë për këtë çështje, njerëzit do të thonë të kundërtën.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA