Sulmi në Libi, HRW: NATO të hetojë

14/05/2012 00:00

Organizata e të drejtave të njeriut “Human Rights Watch”, i kërkoi
NATO-s të hetojë vdekjen e 72 civileve pas një sulmi ajror në Libi,
vitin e kaluar.

“Në kërkojmë hetim të shpejtë, të besueshëm dhe të plotë- tha Fred Abrahams, autori i raportit te publikuar te henen. Avionët amerikanë, britanikë dhe francezë kryen mbi 9600 misione  duke vënë në shenjester forcat besnikë e kolonel Muamar Gedafit.

HRWS shqyrtoi në detaje vdekjen e civileve në 8 sulme ajrore te ndryshme te NATO-s. Në njërin prej tyre, avionet vune ne shenjester 14 civile, disa momente me vone 18 të tjerë, që shkuan për ti ndihmuar viktimat. Ajo që e shqeteson më shumë Abrahams është që vdekjet mbeten pa pergjigje dhe familjeve nuk iu ofrua asnjë kompensim.

“Deri tani, pozicioni i mbajtur nga Aleanca, eshte mohues. Ata nuk pranojne te flasin per vrasjen e civileve dhe refuzojne te hetojne. Kjo mungese transparence eshte thellesisht shqetesuese- nenvizoi Abrahams. Kjo mund të cojë në vdekjen e panevojshme të civileve në të ardhmen, nese NATO nuk korrigjon gabimet”.

Në muajin Mars, një tjetër organizatë e të drejtave të njeriut, “Amnesty International”, dokumentoi 55 raste, me emrat e civileve të vrarë, mes të cilëve 16 fëmijë dhe 14 gra. Amnisty e cilësoi “deshtimin për të hedhur dritë mbi rastin” thellësisht zhgënjyes. Aleanca ka deklaruar se eshte e gatshme te bashkepunoje me autoritetet libiane per marrjen e masave te metejshme. Por sipas korrespondentit te BBC-se task force e ngritur nuk ka shenuar ndonje rezultat. Detyra e NATO-s ishte te mbronte civilet dhe vdekja e njerezve të pafajshëm është ende një cështje shumë e ndjeshme ne Libi.

Top Channel