Rita Ora ka zbuluar se ka qenë një fanse e madhe e këngëtares kanadeze Celine Dion.
Këngëtarja me origjinë shqiptare theksoi për ‘The Sun’: “Unë dhe babai im gjithmonë i këndonim këngët e saj. Edhe ai e kishte idhull, por tani që e thashë me siguri është nxehur shumë.”
Hiti i saj i fundit “R.I.P” është ngjitur shumë shpejt në majën e këngëve më të pëlqyera në Britani, duke rikonfirmuar këngëtaren 21-vjecare të lindur në Prishtinë pas hitit të saj të parë “Hot Right Now”, një bashkëpunim me DJ Fresh.
Single me titull “R.I.P.” është një bashkëpunim me Tinie Tempah.
Rita Ora, emri i vërtetë i së cilës është Rita Sahatçiu, në verë do të nisë një turne nëpër Evropë me grupin e njohur Cold Play. 21-vjeçarja po vlerësohet shumë edhe nga media britanike ku tabloidi “The Sun” e cilëson si versionin britanik të Rihanës.
Top Channel