Një Bashkim Arab si Bashkimi Europian?

14/05/2012 15:25

Liderat e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik u takuan të hënën në Arabinë Saudite, për të diskutuar planet e formimit të një organizate politike, ekonomike dhe të sigurisë, të ngjashme me Bashkimin Europian.

Këshilli i Bashkëpunimit formohet nga gjashtë shtete, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Katari, Bahreini dhe Omani.

Ndonëse ideja është ende në fazat fillestare, Ministri i Informacionit i Bahreinit konfirmoi se qëllimi është “formimi i një strukture të efektshme e dobiprurëse për secilin shtet, e cila të jetë në gjendje të imitojë suksesin e BE-së”.

Mbreti Abdullah, monarku i moshuar saudit, është ai që ka skicuar dhe propozuar planin.

Sipas ekspertëve, një bashkim i tillë do të ishte në gjendje të parandalonte disa kriza të mundshme të së ardhmes, midis të cilave edhe ndalimin e ndikimit në rritje në rajon të Iranit dhe gjithashtu parandalimin e një krize të mundshme në Bahrein, ku protesta vazhdojnë të zhvillohen në mënyrë pothuajse të përditshme prej disa muajsh tashmë.

Top Channel