Ndryshimet në Greqi e Gjermani, lëkunden bursat

14/05/2012 00:00

Bursat në Europë u lëkundën jo pak nga paqartësitë politike në Greqi,
por edhe pas zgjedhjeve në landin gjerman, Rini-Verior Vestfali, ku
kancelarja gjermane Angela Merkel pesoi humbje.

Aksionet bankare janë më të goditurat, në Spanjë dhe Francë. Indeksi i Burses se Madridit ishte nen 2.3 % dhe CAC ne France nën 2 %. Indeksi në Londer ra ne 1.3 %.

Bankat franceze janë nder “humbesit me te medhenj”. Investitoret jane shume te shqetesuar per ekzpozimin e tyre perballe vendeve problematike te eurozones. Faktor kritik është e ardhmja e Eurozones. Presidenti grek, Karolos Papulias deshtoi në formimin e koalicionit qeverises gjate bisedimeve te se djeles dhe konsultimet mes tij dhe udheheqesve politike do te vazhdojne edhe te henen ne mbremje.Mungesa e nje qeveri ne Greqi shton dyshimet per aftesine e Athines per t’iu permbajtur masave, qe jane pjese e planit te shpetimit. Nese nuk kryen shkurtime te shpenzimeve, nuk do te marre dot fondet e mbetura per ta vene ne funksionim. Vizionit te turbullt i shtohet edhe fakti se partite qe kundershtojne planet e shpetimit-moren rezultate te mira nga keto zgjedhje.  

Disfata e partisë së kancelares gjermane Merkel ne landin e Rinit-Verior Vestfali shton shqetesimet, te cilat kulmuan me zgjedhjen e socialistit Fransua Holond, si President ne France. Pikepyetja me e madhe eshte a do te punoje ai po aq ngushte sa Sakorzi me Merkelin. Ishin keta dy politikane qe ideuan disiplinen fiskale per t’i bere balle krizes së borxheve.

Top Channel