Në kampin e ferrit të romëve

14/05/2012 00:00

Fëmijët janë të semurë me temperaturë dhe të vjella. Uji që pinë është i
ndotur dhe për ta nuk ka ilaçe. Kjo është gjendja në disa nga familjet
që janë strehuar tek ish-godina e një Reparti Ushtarak në Kombinat.

Por nuk mjaftojne vetem kushtet e veshtira. Familjet rome qe jetojne ne keto godina kercenohen vazhdimisht nga banoret e zones qe pretendojne pronesine mbi truallin, ku eshte ndertuar Reparti Ushtarak. Per kete arsye, gjate gjithe kohes romet ruhet nga nje njesi e policise.

Banorët e këtij komuniteti thonë se jetojnë me frikë, se natën gratë dhe fëmijët mblidhen në një dhomë, ndërsa burrat qëndrojnë jashtë duke ruajtur.

Te zhgenjyer nga premtimet e shumta, ata kerkojne siguri, pune dhe kushte per femijet e tyre. Ministria e Punes para disa muajsh tha se keto godina do te rikonstruktohen teresisht para se te futen familjet rome, te cilat protestuan per disa dite ne ambientet e Avokatit te Popullit. Zgjidhja per ta, jane ambientet, ku nuk ka as  energji elektrike apo ujë të pijshëm.
 
Ne Ministrine e Punes, sqarojne se diten e marte do te behet nje takim me donatoret e huaj për përmirësimin e situates së romëve që jetojnë në ish-Repartet Ushtarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB