Masakër në Meksikë, 49 kufoma në kufi me Teksasin

14/05/2012 00:00

Një tjeter masakër e firmosur nga kartelet e drogës, shënohet në
Meksikë. Raportet e para flasin për 49 të vdekur, trupat e të cilëve
janë gjetur të coptuar. Teater i masakres eshte kilometri 47 i rruges qe
lidh Monterrey me Reynosa ne kufi me Teksasin.

Viktimat ishin vendosur ne brendesi te disa qeseve plastike, te braktisura. Me pas dikush ka lajmeruar policine, e cila i ka identifikuar pasditen e se dieles.

Kjo zone ashtu si pjese te tjera te Meksikes, eshte teater betejash me bandes se Los Zetas dhe kartelit te gjirit i mbeshtetur edhe nga ato te Sinaoles. Pikerisht keta te fundit duken te vendosur te eleminojne rivalet dhe bosin e tyre El Chapo Guzman, duke dhene urdhera precizë. Dueli gjate 15 diteve te fundit eshte shenjuar nga aksioni te pergjakura te gjitha te akrakterizuara nga nje numer i larte viktimash, te ekzekutuara ne menyre barbare.

Dhe masakres grupi rival i pergjigjet me nje tjeter masaker. Vetem pak dite me pare disa persona u gjeten te varur ne nje ure te Nuevo Laredos. Per ekspertet konflikti eshte i destinuar te behet edhe me i forte. Kontrolli i territorit, permes se cilit kalojne trafikime ilegale te çdo lloji eshte shume i rendesishem per kartelet.

Top Channel