Johnny Depp tallet me ‘Twilight”

14/05/2012 11:20

Johnny Depp ka sulmuar aktorin Robert Pattinson duke u shprehur se vampiri që ai interpreton në filmin më të fundit ‘Dark Shadows’ është më burrëror se ai i interpretuar nga aktori britanik në sagën ‘Twilight’.

“Në botën kinematografike ka vend edhe për dy vampirë, por unë jam kryesori sepse jam më burrëror”, thekson Depp për ‘The Sun’.

Filmi ‘Dark Shadows’, me regji të Tim Burton, ka në kastin e aktorëve edhe Michelle Pfeiffer.

Premiera e tij u shfaq një javë më parë në Grauman’s Chinese Theatre të Hollivudit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA