Itali, vetëvrasje nga kulla e Pizës

14/05/2012 21:40

Një grua në Itali u vetvra duke u hedhur nga maja e Kullës së Pizës, një prej destinacioneve turistike më të famshme në botë.

Siç raportoi Agjensia Italiane e Lajmeve “ANSA”, ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në një kohë kur kulla dhe sheshi përreth ishte i mbushur me turistë të shumtë.

40-vjeçarja, një banore e Pizës, kishte mbetur e mbyllur për mbi një orë në dhomën e këmbanës së objektit, përpara se të kalonte një hendek prej dy metrash dhe të hidhej nga një lartësi e madhe.

Policia italiane nuk ka zbardhur ende arsyet që detyruan gruan t’i merrte jetën vetes.

Top Channel