Fotoja nudo e Madonna shitet në ankand

14/05/2012 13:30

Një foto ku mbretëresha e pop-it Madonna pozon nudo duke pirë një cigare është shitur në ankand për 15 mijë sterlina.

Kjo pozë provokuese është bërë nga fotografi i modës Steven Meisel në vitin 1990. Një koleksionues anonim e ka blerë këtë foto të Madonna-s që është bërë kur ajo ishte 31 vjeç.

Këngëtarja 53-vjeçare është shprehur në atë kohë: “E di që nuk jam këngëtarja më e mirë dhe e di që nuk kërcej më mirë se të tjerët, por jam provokuese dhe di si të tërheq njerëzit. Objektivi im është të thyej tabutë.”

Judith Eurich e ankandit Bonhams në Nju Jork, e cila shiti foton, shprehet për mediat amerikane: “Është një foto e mrekullueshme. Madonna pozonte shpesh në atë kohë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA