Zgjedhjet kyçe për Merkel

13/05/2012 10:20

Kancelarja Angela Merkel dhe partia e saj Kristian-Demokrate përballen të dielën me një test të rëndësishëm zgjedhor, që do të tregojë shumë për popullaritetin e tyre në vend.

Sipas sondazheve, social demokratët në opozitë pritet të arrijnë një fitore të ngushtë, në zgjedhjet lokale të shtetit të Rinit Verior dhe Vestfalisë.

Zgjedhjet u detyruan të mbaheshin pasi në muajin mars, një qeveri e minorancës e drejtuar nga social demokratët dhe të gjelbërtit u rrëzua pas pamundësisë së miratimit të buxhetit.

Sipas analistëve, votuesit pritet të hedhin poshtë disiplinën e ashpër fiskale të Merkel si zgjidhje për problemet e shtetit të tyre me borxhet ndaj qeverisë federale.

Partia Kristian Demokrate e Merkel, në aleancë me Demokratët e Lirë, së fundmi humbi zgjedhjet në shtetin ferior të Shlesvig-Holstein, ku regjistroi edhe rezultatin më të dobët zgjedhor në 50 vitet e fundit.

Vestfalia dhe Rini Verior janë veçanërisht të rëndësishëm për të parë tendencën e zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme në 2013-n, pasi ky është landi më i populluar dhe më i industrializuar i vendit.

Ndërkohë, Partia e Piratëve, që kërkon heqjen e shtrëngimeve të të drejtave të rezervuara në internet pritet të rifitojë vende në parlament në zgjedhjet e katërta radhazi.

Top Channel