Janë me qindra fëmijë në gjithë vendin, të cilët si pasojë e varfërisë nuk arrijnë të kenë një ushqyerje të mirë, cka ndikon në zhvillimin e tyre fizik dhe intelektual në të ardhmen.
Ekspertët të cilët kanë hartuar studimin e fundit të UNICEF-it sqarojnë se të paktën 18 % e fëmijëve që jetojnë në Tiranën urbane, dhe rreth 28 % që jetojne ne zonat malore të vendit, janë të keqyushqyer e si pasojë janë fëmijë me shtat të shkurtër.
Në raportin e fundit të UNICEF-it theksohet se 56,7% e familjeve që marrin ndihmë ekonomike, nuk arrijnë të ushqejnë fëmijët e tyre, duke i lënë atyre mangësi të mëdha në vitamina, hekur apo edhe jod. Por edhe vdekshmëria foshnjore mbetet e lartë, në familjet e varfëra.
Sipas të dhënave të këtij studimi, ajo është 40 % më e lartë se në familjet e pasura. Shumë familje të varfëra, marrin një ndihmë ekonomike mesatare e cila është më e ulet se niveli minimal, i konsumit për frymë.
Edhe pse deklarohet se ndihma ekonomike është rritur, realisht ajo është shumë e ulët, dhe rritja ka ardhur si pasojë e uljes së numrit që përfitojnë nga kjo skemë. Nga ana tjetër ekspertët mendojnë se duhet të rritet ndihma ekonomike, e cila mund të mbështetet në fondet e dhëna për zbutjen e varfërisë.
Top Channel