BB, Gerta: Liamin e kam vetëm mik

13/05/2012 14:30

“Liami është një shok shumë i mirë dhe e respektoj atë bashkë me të dashurën e tij. Ai është shumë human dhe prandaj jam afruar me Liamin. Kisha simpati për të si njeri dhe mes nesh nuk kishte asnjë ndjenjë tjetër.”

Kështu është shprehur Gerta, e larguara e radhës nga shtëpia e Big Brother, në emisionin Fan Club, në Top Channel.

Banorja e larguar shpjegoi shkurt edhe arsyen pse vendosi të merrte pjesë në këtë reality-shoë: “Kam dashur të kënaqem unë në radhë të parë kur hyra.”

Dritani: Hyrja me vonesë më penalizoi

Nga ana e tij, Dritani i cili edhe ai u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri në mbrëmjen e së shtunës, theksoi se fakt që hyri me vonesë e pengoi të shkonte më tej.

“Ishte disavantazh hyrja me vonesë dhe banorët më mbyllën hapësirat. Unë jam i qetë dhe nuk bërtas dot si Ermali sepse nuk e kam në kulturë. Mbase ky ishte një tjetër factor që ndikoi në eliminimin tim”, theksoi Dritani.

Në lidhje me vajzat e shtëpisë, ai u shpreh: “Geri ishte më e rregullta. Kur ishte rrëmujë shtëpia nuk kishte një vajzë që ta rregullonte përveç Gerit. Por duhet të kisha bërtitur pak që të ndryshonin dhe unë nuk e bëra.”

Duke folur për eksperiencën në Big Brother, Dritani e cilësoi si të “paharrueshme”: “Është një eksperiencë e paharrueeshme. Është një ndihmë për të ecur përpara në jetë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA