“Michelle Obama është një person fantastik dhe ka një detyrë tejet të vështirë si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara”.
Këto janë fjalët e as më pak e as më shumë të vetë Ann Romney, bashkëshortes së kandidatit republikan për president të SHBA, Mitt Romney.
“Pozicioni i Zonjës së Parë është detyrë mjaft e vështirë sepse gjatë gjithë kohës ke bashkëshortin në krah që ndodhet gjithmonë nën vëzhgim të imtësishëm”, deklaroi Ann Romney për televizionin amerikan, Fox News.
“Çdo Zonjë e Parë transmeton në Shtëpinë e Bardhë personalitetin e saj. Edhe unë të njëjtën gjë do të bëj, nëse bashkëshorti im zgjidhet president i Amerikës”, thotë “pretendentja” për Zonjën e Parë.
Nëse Zonja Obama është përqendruar tek ushqimi i shëndetshëm dhe lufta kundër obezitetit, zonja Romney, që ka vuajtur prej vitesh nga kanceri i gjirit, thotë se do t’i përkushtohet pikërisht kësaj, një fushate të gjërë informimi dhe ndërgjegjësimi për të gjitha gratë për rrezikun e kancerit të gjirit.
Më 6 nëntor amerikanët do të votojnë për të vendosur nëse do t’i japin edhe një mandat presidentit Obama, apo do t’u besojnë republikanëve që do të konkurojnë me Mitt Romney.
Top Channel