“Vlora, e lehtë të dashurohesh”

12/05/2012 20:00

Vlora ka çelur sezoni turistik përmes një spektakli të parapërgatitur mirë prej disa kohësh, që ka pushtuar sheshet e qytetit.

Dje në mbrëmje në sheshin e Skelës kanë performuar grupe të ndryshme këngëtarësh  si dhe një grup cirku ng Italia. Kurse dita e sotme ka nisur me hapjen e festivalit “Aulona Folk” në sheshin e Flamurit.

Në këtë festival  marrin pjesë 350 artistë nga 11 shtete të Europës. Ky festival është i katërti që zhvillohet në Vlorë me mbështetjen e bashkisë së qytetit.

Pjesëmarrësit janë i drejtuar Plazhit të Ri, ku atje është berë dhe çelja zyrtare e sezonit turistik 2012.

Slogani i Vlorës në këtë sezon turistik është:  “Je në Vlorë është e lehtë të dashurohesh”.  Autoritet presin një rritje të fluksit të pushueseve, jo vetëm nga zona të tjera të vendit, por edhe nga jashtë, veçanërisht nga vendet  e rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA