Familjarët e personave të pagjetur kritikojnë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, për shkak të përpjekjeve të tyre për të rrëzuar mocionin e miratuar në Kuvend, i cili e detyron qeverinë që të kushtëzoje bisedimet me Beogradin, me  zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës.

Gjatë një konference për media familjarët akuzuan faktorin ndërkombëtar se po bën presion për shfuqizim të këtij vendimi.
 
“Ne nuk e kemi kuptur drejtpërdrejt  se  pse të shfuqizohet  ky mocion, por edhe sot e kuptuam përmes mediave se gjasmë qeveria e Kosovës ka presion nga ndërkombëtarët.  Megjithatë këta duhet të jenë këmbëngulës dhe sikur të ishin gjithmonë këmbëngulës mbrapa familjarëve, atëherë situata do të ishte ndryshe”, thotë Nusrete Kumanova nga shoqata, “Thirrjet e nënave”

Familjarët shprehen të zhgënjyer nga veprimet e deputetëve derisa thonë së kanë frikë se vendimi i Kuvendit mund të shfuqizohet sikurse ai mbi reciprocitetin. Familjarët iu bëjnë thirrje deputetëve që të respektojnë vullnetin e familjarëve të të humburve.

Top Channel