Superliga, 90 minutat finale të kampionatit

12/05/2012 00:00

Ndeshja mes Bylisit dhe Dinamos e mbyllur 3-1, ka ngritur siparin e
javës së fundit në kategorinë Superiore, 90 minuta larg verdikteve të
fundit të sezonit që do të vendosin titullin kampion dhe ekipet e rëna
një kategori më poshtë. Skënderbeu ka shansin sot të fitojë një tjetër
titull kur të luajë ndaj liqenorëve të cilët janë në rrezik për
qëndrimin.

Skuadra e trajnerit Levi, mund të marrë titullin e dytë radhazi, nëse merr një fitore minimale ndaj Pogradecit. Kjo do të bënte të pavlefshme dhe një fitore eventuale të Teutës së vendit të dytë, ndaj kastriotit. Durrsakët shpresojnë në një mrekulli, por skuadra korcare ka nisur festën me dhjetëra autobusë falas, dhe gati për fronin e kampiones së Superiores, për herë të tretë në histori.

90 minutat finale të kampionatit që do të nisin sot, do të përcaktojnë edhe skuadrat e rëna nga kategoria, si dhe ato që do luajnë në Playoff. Vllaznia e zhveshur nga objektivat do të presë Shkumbinin që pas incidenteve në fushën e tij ku u penalizua me -6 pikë, e sheh veten të rrezikuar. Në të njëjtën situatë është edhe Apolonia që luan ndaj Tomorit, si dhe Kamza që do të luajë ndaj Tiranës.

Top Channel