Nipi i Stevie Wonder tenton të zhvasë xhaxhanë

12/05/2012 00:00

Një nga nipërit e këngëtarit të famshëm amerikan Stevie Wonder është
arrestuar nga policia amerikane pasi nga tentuar t’i zhvasë para
xhaxhait të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e prokurorit të Los Anxhelosit. Alpha Lorenzo Walker, 38 vjeç, është arrestuar më 2 maj bashkë me bashkëpunëtoren e tij, Tamara Eileen Diaz.

Zyra e prokurorit të Los Anxhelosit ka deklaruar se çifti kishte kërcënuar këngëtarin se do të publikonte informacione të turpshme për të nëse nuk do të kishte plotësuar kërkesat e tyre.

Sipas faqes së internetit, TMZ.com, që citon burime hetimore, të dy ata i kishin kërkuar 5 milionë dollarë 62-vjeçarit Wonder, duke e kërcënuar se do të publikonin në media një histori të prezumuar incesti.

Por më vonë e kishin ulur kërkesën në 10 mijë dollarë. Arrestimi u bë nga një polic që ishte shtirur si i dërguari i muzikantit.

Nipi dhe bashkëpunëtora e tij kur kanë dalë përpara prokurorëve janë shprehur të pafajshëm për akuzën e zhvatjes së parave dhe janë dërguar në burg, në pritje të seancës paraprake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA