Mediu: Industria e bimëve mjekësore, mjaft e rëndësishme
12/05/2012 00:00
Bimët mjekësore në vend janë dëmtuar dhe janë përdorur pa kriter, ndërkohë që kanë munguar ndëshkimet e duhura.
Në konferencën e parë të bimëve medicinal, ministri i Mjedisit Fatmir Mediu e vleresoi kete industri mjaft te rendesishme per zhvillimin e vendit dhe punesimin e njerëzve, sidomos te zonave rurale. Sipas Mediut pikërisht për këtë i duhet kushtuar më tepër vëmendje zhvillimit të këtij sektori.
Një prioritet i Ministrisë së Mjedisit në drejtim të zhvillimit të bimëve medicinale mbetet hartimi i legjislacionit. Te ardhura te konsiderueshme aktualisht sigurohen nga sherebela, bocet e pishave, herbat, gjethet apo frutat e bimeve te egra.
Top Channel