Inter, vjen firma e Samuel
12/05/2012 00:30
Pas nënshkrimit të Castellazzit, gjithashtu vjen edhe firma mbi kontratë e Valter Samuel për Interin.
Mbrojtësi argjentinas në fakt zgjati kontratën e tij me zikaltërit për vitin e ardhshëm, me një opsion edhe për një vit tjetër.
Mbetet ende në pritje japonezi Nagatomo, për të cilin sidoqoftë nënshkrimi duket i pashmangshëm.
Në listën e largimeve mbetet Ranochia që shihet si një mundësi për t’u përfshirë në tratativën për të afruar shërbimet e sulmuesit të Napolit, Ezekiel Lavezzi.
Ndërkohë që brazilianët e Atletiko Mineiros konfirmojnë se presidenti zikaltër Morati, ka premtuar se do të lërë të lirë uruguajanin Diego Forlan.
Top Channel