Ferrari, për binjakët e Mariah Carey-t

12/05/2012 00:00

Binjakët e Mariah Carey-t po i zhvillojnë shumë shpejt shijet e jetës prej milionerësh.

Këngëtarja ka publikuar foto nga festa e parë e ditëlindjes se Moroccan dhe Monroe që u zhvillua në Paris në fund të prillit, ku kanë marrë shumë dhurata, mes të cilave edhe një Ferrari lodër.

Mes lodrave të tjera përmendim një shtëpi kukullash dhe një piano e bardhë në miniature për Monroe. Mariah 42 vjec, dhe bashkëshorti i saj Nick Cannon 31 vjec rinovuan sërish martesën e tyre, ndërsa udhëtuan nëpër qytetet më romantike të Europës.

Cifti së shpejti do të përfshihet në projekte biznesi dhe argëtimi, pasi ka nënshkruar një marrëveshje për një produksion animacioni të përbashkët.

 

 

 

 

                           

 

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA