Aksident i rëndë në Kosovë, kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Në kohën kur Greqia përballet me një prej momenteve të saj më të vështira politike dhe një vorbull problemesh të ekonomisë që sa vijnë e shtohen, kufiri i saj 200 kilometërsh me Turqinë po kthehet në vatrën e një tjetër krize: atë të refugjatëve.
Mijëra vetë që i largohen varferisë e trazirave në Lindjen e Mesme, Afrikë e Azinë e Jugut, kalojnë cdo muaj vijën kufitare mes dy vendeve, një trend që po i vendos seriozisht në provë liderët grekë, po ushqen mbështetjen për grupet ultranacionaliste e po shton tensionet mes Athinës dhe Bashkimit Europian.
Kufiri që kalon në Luginën e Gjelbërt të lumit Evros është kthyer në pikën e preferuar të kalimit për trafikantët dhe emigrantët që duan t’i shmangin rrugët e rrezikshme.
Në momente të caktuara nga kjo zonë mbërrijnë të dhëna për kalime të paligjshme të kufirit në masën 90 përqind, thotë Frontex, agjensia Europiane për Menaxhimin e Bashkëpunimin të Kufijve të Jashtëm të Shteteve anëtare të BE-së.
Zyrtarët grekë presin këtë vit një valë prej më shumë se 100.000 emigrantësh. “Vendi im është i rrezikshëm”, tha një i ri somalez për Wall Street Journal, kurse Greqia ka paqe e stabilitet.
Megjithatë në momentin kur përballen me realitetin e ashpër të shtetit helen, ku po bëhet gjithmonë e më e vështirë të gjesh punë, jo të gjithë e kanë dëshirën për të qendruar.
Por hyrja fshehurazi në vende të tjera te bllokut europian nuk është aq e lehtë sa përvjedhja në territorin grek, ndaj një pjesë e këtyre njerëzve detyrohen të paguajnë për dokumente të rreme që të marrin avionin, ose i rikthehen rreziqeve të rrugëtimit në det.
Numri total i klandestinëve dhe azilkërkuesve të paregjistruar në Greqi nuk është i qartë, por mendohet të variojë diku tek 700.000 vetë edhe pse sipas organeve greke të rendit, kjo shifër mund të shkojë edhe në 2 milionë.
Ndërsa të pastrehët e të papunët mbushin sheshet dhe parqet e qyteteve greke, ndjenjat anti-emigrantëve kanë nisur të rriten frikshëm dhe sipas Human Rights Watch, sulmet me sfond racial po marrin përmasa alarmuese.
Top Channel