Di Matteo: Në finale, shanse të barabarta

12/05/2012 00:00

Trajneri ‘part time’ i Chelsea-t,Roberto Di Matteo ka vlerësuar skuadrën
e Bayern-it, në prag të finales në Ligën e Kampioneve në 19 Maj.

Tekniku italian që drejton përkohësisht londinezët, ka nënvizuar forcën e skuadrës bavareze, por ka shtuar gjithashtu se në finale, shanset janë thuajse të barabarta.

“Po ju them dicka që e dini, që Bayern ka shumë forcë si ekip. Ata kanë lojtarë si Gomez, Ribéry, Robben dhe Müller. Një ekip mjaft teknik dhe shumë i rrezikshëm. por si cdo skuadër, Bayern ka edhe pikat e dobëta dhe ne do ta nisim nga këtu. Nëse arrini të kualifikoheni tutje pas dy ndeshjeve kundër Barcelonës, mendoj se mund të mposhtni këdo në futbollin evropian”, deklaroi Di Matteo. Ai synon t’i sjellë Chelsea-t, titullin e parë në Ligën e Kampioneve, edhe pse me shumë gjasa nuk do të qëndrojë në pankinën e londinezëve.

“Duhet të përgatis mirë skuadrën fizikisht dhe psikologjikisht, për të bërë të mundur fitoren. Ata konsiderohen ekipi më i mirë por mendoj se ne kemi një grup fantastik futbollistësh me kualitete dhe besim të jashtëzakonshëm. Jemi optimistë”, tha Di Matteo.

Top Channel