
“Komplimente për titullin e 28-të: pas 9 vitesh jeni sërish më të mirët e
Serisë A: bravo”. Me një letër për Andrea Anjelin, presidenti i FIFA-s,
Josep Blater, ka uruar Juventusin për titullin kampion të Italisë.
“Dhe me kënaqësinë time të madhe ju jap urimet e mia, lexohet më tej, ku dhe insiston te numri 28 i trofeve dhe te vitet e kaluara që nga titulli i fundit i njohur nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC).
“Të dielën e kaluar, pas një paraqitjeje vërtet të madhe, shton numri 1 i futbollit, skuadra e rekordeve, Juve, arriti të fitojë titullin e 28-të. Një rezultat i jashtëzakonshëm që, me të drejtë, ka bërë të shpërthejë gëzimi dhe euforia. Sepse, pas 9 vitesh, Juve e ka fituar sërish titullin e skuadrës më të mirë italiane në Serinë A”. “Për këtë rezultat historik, përfundon Blater, përgëzoj presidencën, gjithë lojtarët, trajnerët, stafin mbështetës dhe atë të menaxhimit. Ju uroj të gjithëve shumë sukses dhe çdo të mirë! Përshëndetje të përzemërta”. Me një “bravissimo!” në fund.
Top Channel