Pas gjashtë muajve qëndrim në paraburgim dhe një procesi me gjykim të
shkurtuar Emiliano Shullazi ka fituar pafajësinë e për rrjedhim lirimin e
menjëhershëm nga Gjykata Penale e Tiranës.
Gjyqtari Martin Deda deklaroi se nuk ka prova per fajesine e 33-vjeçarit i arrestuar edhe me pare per armembajtje, por qe rezultoi se armet ishin muzeale.
Pavaresisht se Prokuroria kembengulte se arma qe u gjet ne makinen ku u prangos i riu i perkiste Shullazit, Gjykata e gjeti te pafajshem Shullazin.
Ndersa Danin e denoi me nje vit burgim jo per moskallzim krimi siç pretendonte Prokuroria , por per armembajtje pa leje, nje version ky i pranuar edhe vete i pandehuri, qe gjate gjykimit ka kembëngulur se arma ishte e tij dhe jo e Shullazit.
Emiliano Shullazi u arrestua nga nje patrulle policie ne fillim te muajit nentor te vitit te kaluar ne afersi te “21 Dhjetorit”, duke qarkulluar me nje automjet se bashku me shokun e tij Gilmando Dani. Ne automjet ju gjet nje arme tip ‘Glock’, ndersa me heret gjate zgjedhjeve te 8 majit ai ishte arrestuar per nje incident elektoral ne Farke, por u la i lire nga Gjykata e Apelit. Gjate pretences per arrestimin e fundit Prokuroria kerkoi kater vjet burg per Shullazin, ndersa pritet qe Prokuroria ta apeloje çeshtjen.
Top Channel