Prezantuesja e veshur më mirë, Arbana falenderon votuesit

11/05/2012 18:55

Arbana Osmani shpallet zyrtarisht prezantuesja më e mirë dhe më me stil ndër prezantueset femra shqiptare.

Në prag të mbylljes të sezonit televiziv, një prej faqeve më të klikuara dhe autoritare te  modës në Shqipëri, ajo e revistës “Anabel”, zhvilloi një sondazh me pyetjen : “Kush ka qënë prezantuesja e veshur më me stil në këtë sezon”.

Në këtë sondazh u përzgjodhën prezantuesit kryesorë të tre televizoneve më të mëdha dhe më të ndjekur sipas të gjithë sondazheve në Shqipëri.

Sondazhi zgjati vetëm dy ditë dhe sipas realizuesve, koha e shkurtër e zhvillimit të sondazhit, shmangu dallget e votave nga fansat besnike.

Por, çfarë thotë Arbana që në fillimet e “Pasdites” në “Top Channel” ishte prezantuesja e këtij program: “Fjeta që mbrëmë me këtë lajm pasi më telefonuan dhe më kërkuan një prononcim nga revista. Në fakt isha shumë e përgjumur dhe nuk dija se çfarë të thoja, por falenderoj të gjithë ata që më kanë votuar. Nuk jam në gjendje që të bëjë vlerësimin se sa i rëndësishëm është ky sondazh, por pa dyshim, më bëhet qejfi për këtë rezultat”.

Nje sondazh online ka vlerën e tij, por të futemi në detajet e veshjeve që e bënë prezantuesen e “Big Brother” më të vlerësuarën. “Këtë sezon, veshjet janë blerë në Itali. Për këtë, jam këshilluar me mikeshat e mia brenda “Top-Channel”, kostumografet që më ndihmojnë shumë dhe me mikeshat jashtë televizionit, në mënyrë që të më këshillojnë gjërat që më shkojnë më shumë dhe më evidentojnë më pak difektet. E vërteta është se vetëm kohët e fundit kam kuptuar që pamja ka rëndësi në televizion. Më përpara jam fokusuar vetëm tek përmbajtja dhe stili i prezantimit, por nuk është tërësisht kështu”, deklaroi Arbana.

Një ngjitje që nuk pritej ishte ajo e Marina Vjollcës, e cila u rendit në vendin e tretë si prezantuesja e veshur më bukur. Ndërkohë, motra e saj Luana qëndron në vendin e 10-të me 129 vota, më pak e votuar madje se prezantuese të tjera të reja.  

Lira Burgija, prezantuesja e re e “Pasdite” në “Top Channel” arriti të triumfonte mbi koleget e saj Rudina Magjistari dhe Anila Çela, që kanë kohë që prezantojnë emisionet simotra si “Takimi i Pasdites” apo “Ora 5 p.m”.

Lira u vlerësua për stilin e saj elegant dhe natyrshmërinë në prezantim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA