Pirlo: Milanit nuk i duhesha më

11/05/2012 09:55

Më në fund erdhi momenti që Andrea Pirlo të flasë për largimin e tij nga Milani dhe për fitoren e titullit me rivalët e përjetshëm të kuqezinjve, Juventusin.

“Tek Milani vendosën që unë nuk i hyja më në punë. Në rolin tim Allegri preferonte lojtarë të tjerë”, shprehet organizatori i kampionëve të rinj të Italisë në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’.

“E ndjeja që do të ishte një vit plot emocione që kur erdha tek Juventus. Kur ndërroj skuadër e bëj për të fituar trofe. Shumë nga ish-shokët e skuadrës tek Milani më kanë thënë që u mungoja gjatë sezonit, por jam i lumtur sepse fitova titullin kampion”, shton Pirlo.

Tani për futbollistin italian është e rëndësishme vetëm e tashmja: “Ky Juventus ka mentalitet të fortë dhe krenari. Do të kemi blerje të reja dhe mendoj se jemi gati për tu rikthyer në Ligën e Kampioneve.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA