Mendes: Ryan Gosling është gjëja më e çmuar për mua

11/05/2012 11:30

Eva Mendes u paraqit e vetme në një mbrëmje gala këtë javë dhe kjo gjë shtoi zërat për një ndarje mes saj dhe të dashurit Ryan Gosling, por aktorja i hodhi poshtë këto zëra.

Në një intervistë për ‘USA Today’, Mendes u shpreh: “Ryan është gjëja më e çmuar për mua.”

Aktorët janë njohur në sheshxhirimin e filmit ‘The Place Beyond The Pines’.

Në një intervistë të muajit mars, Mendes e cilësoi kanadezin Gosling si “kolegun e saj të ëndrrave”: “Kurrë më parë nuk jam ndjerë më e plotësuar nga xhirimi i një filmi. Ai është i mrekullueshëm.”

Cifti i aktorëve hollivudianë kanë tetë muaj që kanë nisur lidhjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA