Homoseksualët, Romney një hap pas

11/05/2012 18:45

Debati nëse duhen lejuar apo jo martesat mes homoseksualëve po zë gjithnjë e më shumë hapësirë në mediat amerikane këto ditë, pak muaj nga zgjedhjet presidenciale që mbahen në fillim të nëntorit.

Gjithcka nisi nga deklarata e presidentit Obama, kandidat për një tjetër mandate për demokratët, i cili tha për televizionin amerikan, ABC se “kishte ardhur koha që martesat mes personave të të njëjtit seks duhej të ligjëroheshin në shkallë federale”.

Por propozimi i presidentit Obama dhe demokratëve, gjithnjë më liberalë sa u takon temave të tilla, ka hasur në rezistencën e fortë të republikanëve konservatorë. Megjithatë, në përpjekje për të përthithur vota edhe nga ky komunitet, kandidati republikan për president, Mitt Romney bën një hap pas nga qendrimi i tij kategorik kundër homoseksualëve duke mbështetur idenë e birësimeve prej këtyre cifteve, por mohoi që kjo lidhje të marrë statusin ligjor ‘martesë’.

“Nëse dy persona të të njëjtit seks duan të jetojnë bashkë, të kenë një lidhje sentimentale dhe të adoptojnë një fëmijë, sipas mendimit tim kanë të drejtë ta bëjnë. Por të quash një lidhje të tillë ‘martesë’ është një deformim nga ajo që në të vërtetë përfaqëson instituti i ‘martesës’”, deklaroi Romney në një intervistë për Fox News.

Top Channel