“Fiks Fare” ka denoncuar në puntatën e së premtes ankesën e banorëve të Stropanit, në Devoll, për ujin e ndotur që u vjen në shtëpitë e tyre.
Emisioni investigativ ka treguar se si kryeplaku i fshatit po ndërton me shpenzimet e tij rrugën e lënë në harresë për shumë vite nga pushteti vendor.
Ndërkohë që kryetari i bashkisë së Pukës e pengon, pasi mbushja e gropave të rrugës nuk është miratuar në Këshillin Bashkiak.
Një ditë më parë “Fiks Fare” denoncoi tentativat e një gjykatësi nga Kukësi për të përvetësuar në mënyrë ilegale një pronë private në Tale të Lezhës.
Emisioni tregoi se si zyrtari, i veshur me pushtet, dërgonte njerëzit e tij për të dëmtuar pronën e zotëruar nga një banor i zonës, duke dëmtuar rrethimin e saj.
Më herët “Fiks Fare” ka denoncuar skandalin në mjedis, atë më lumenjtë, si dhe gratë e dhunuara, denoncim pas të cilit reagoi edhe organizata Amnesty International.
Top Channel