Durrës, rrezikohet jahti, shpëtohen pasagjerët

11/05/2012 00:00

Roja bregdetare shqiptare ka shpetuar nje jaht te huaj turistik dhe 6
personat qe ndodheshin ne te, mes te cileve nje grua ruse.

Jahti me flamur anglez po rrezikonte mbytjen pas nje defekti ne motor dhe eshte detyruar te leshoje sinjalin SOS qe eshte kapur nga Kapiteneria e cila ka vene ne levizje Rojen bregdetare me te marre koordinatat e jahtit.

Pese shtetas ruse dhe nje anglez qe po udhetonin me jaht ishin nisur nga porti grek i Korfuzit per ne Mal te Zi, por afro 5 milje larg Kepit te Selites dhe 15 milje larg brigjeve te Durresit e kane pare veten ne veshtiresi. Motovedeta R-117 e Flotiljes së Veriut e ka shoqeruar jahtin luksoz 18 metra te gjate drejt portit te Durresit ku po i nenshtrohet riparimit te defektit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB