Agjenti nën mbulim, ishte britanik

11/05/2012 00:25

Njeriu që arriti të sabotonte sulmin ajror me bombë të Al–Kaedas, raportohet nga media amerikane të ketë qenë një britanik me origjinë nga Lindja e Mesme.

Megjithatë zyrtarët në Mbretërinë e Bashkuar nuk pranuan të komentojnë mbi këto raporte, por më herët gjatë kësaj jave Shetet e Bashkuara pohuan se në operacion kanë qënë të përfshira edhe agjencitë e huaja.

Agjenti në fjalë u dërgua nga baza e Al-Kaedas në Jemen për të sulmuar një aeroplan në SHBA, por ai u largua nga Jemeni dhe u dorëzoi pajisjen shërbimeve të inteligjencës amerikane.

SHBA-ja insiston se bomba nuk u bë asnjëherë një kërcënim për publikun.

Qytetarët me pasaporta perëndimore konsiderohen prej kohësh si objektiva kryesorë për grupet militante që kërkojnë të planifikojnë sulme të ngjashme.

Megjithatë, në lidhje me raportimin se agjenti sekret ishte një shtetas britanik, NBC Neës në SHBA shton se shërbimet e inteligjencës Britanike e Madhe ishin “mjaft të përfshira” në rekrutimin e tij.

Agjenti është raportuar se tashmë gjendet i sigurtë në Arabinë Saudite, ndërsa analistët e FBI-së në SHBA po studiojnë pajisjen.

Korrespodenti i BBC-së, në Uashington, thotë se është joortodokse për agjencitë e zbulimit të zbulojnë detaje rreth operacioneve të njëra-tjetrës.

Sipas tij nëse kjo është e vërtetë, çështja mund të shkaktojë ngritje vetullash në agjencitë e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar.

Top Channel