Sofia Vergara ndahet nga i dashuri
10/05/2012 16:05
Sofia Vergara, e famshme pë serialin ‘Modern Family’, është ndarë nga i dashuri i saj Nick Loeb, me të cilin kishte një marrëdhënie prej dy vitesh.
Sipas elmmundo.es, aktorja kolumbiane i ka thënë miqve të saj se historia me Loeb ka përfunduar dhe asgjë nuk mund të kthehet më si më parë.
Edhe pse çifti gjithmonë është treguar i kujdesshëm në mënyrë që jeta private mos të bëhej pjesë e mediave rozë, mendohet se shkak i ndarjes kanë qenë debatet e shumta mes tyre gjatë kohëve të fundit.
Top Channel