Schweinsteiger: Finale e vështirë

10/05/2012 17:40

Bastian Schweinsteiger, mesfushori i Bayern Munchen, gjatë karrierës së tij ka luajtur 5 finale të Kupës së Gjermanisë dhe në të pesta rastet ka arritur të ngrejë trofeun.

Për këtë arsye asnjë më mirë se ai nuk mund të flasë për finalen e radhës, atë që bavarezët do ta luajnë kundër Borussia Dortmund të shtunën në orën 20:00.

“Do të jetë finalja e kupës më e vështirë që kam luajtur me Bayern Munchen. Borussia Dortmund po gëzon një moment shumë të mirë, por jam i bindur se kemi cilësitë për të fituar”, u shpreh mesfushori gjerman, i cili nëse do të fitojë Kupën e gjashtë të Gjermanisë do të barazojë rekordin e ish-portierit të Bayern Munchen, Oliver Kahn.

“Duhet të luajmë siç luajtëm kundër Real Madrid. Vetëm në këtë mënyrë do të dalim fitimtarë”, shtoi Bastian Schweinsteiger.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA