Morgan: Diskutuam edhe për situatën në rajon

10/05/2012 00:00

Konferenca e gjeneraleve te NATO-s qe drejtojnë forcat tokësore ka
përfunduar në Tiranë, pas diskutimeve per transformimin e ushtrise ne
funksion te sigurise dhe perdorimin racional te burimeve mbeshtetese.

Shefi i Forcave Amerikane tokesore te bazes se Heidelbergut gjeneral lejtnant Xhon Morgan, si ushtaraku me i larte ne kete takim gjate nje konference per shtyp, u shpreh se eshte diskutuar ne kete takim edhe per paqen dhe stabilitetin ne rajonin tone.

Morgan nuk pranoi te komentoje ne lidhje me incidentet e shkaktuara nga forcat afgane kunder forcave aleate, ku kane humbur jeten nje numer i madh ushtaresh, por deklaroi se ne Afganistan po vazhdon trajnimi intesiv per te permiresuar forcat vendase ne ruajtjen e rendit dhe te sigurise.

I pyetur per futjen e Maqedonise ne NATO, Morgan tha se ka kapacitetet e duhura ushtarake, por çeshtja eshte nje vendim politik.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB