Luis Enrique lë Romën

10/05/2012 18:35

Luis Enrique lë Romën. Trajneri verdhekuq u komunikoi lojtarëve romanë të enjten vendimin e tij për t’u larguar nga skuadra kryeqytetase, ende pa mbushur një vit nga marrja e detyrës.

Vendimi u komunikua gjatë seancës stërvitore në Trigoria dhe tekniku spanjoll ka marrë përgjegjësinë e sezonit zhgënjyes të Romës.

“Kërkoj ndjesë. Ishte i gjithi faji im. Nuk dhashë maksimumin dhe nuk ju vlerësova sa duhet të gjithëve ju. Ky sezon ishte zhgënjyes, por s’e kam mërinë me ju”, mësohet të jetë shprehur Enrique para lojtarëve të Romës, me të cilët do të luajë ndeshjen e fundit, atë kundër Cezenas ditën e dielë.

Sipas mediave italiane, emri që pritet të zëvendësojë spanjollin në krye të pankinës së Romës sezonin tjetër është Vicenzo Montela.  

Të dielën luhet java e fundit e Serisë A dhe Roma ndodhet tërësisht jashtë cdo objektivi, me vetëm 53 pikë 9 pikë larg zonës së Ligës së Kampioneve që diskutohet mes Udinezes, Lacios, Napolit dhe Interit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA