
Joachim Low do të qëndrojë në stolin e përfaqësueses gjermane edhe pas
Euro 2012. Lajmi konfirmohet nga vetë Presidenti i Federatës Gjermane të
futbollit, Volfgang Nirsbah në një intervistë për ‘Sport Bild’ duke
konfirmuar në të njëjtën kohë edhe qëndrimin e Oliver Bierhoff në rolin e
drejtorit teknik të skuadrës.
‘Vendosëm që të mbajmë si Low ashtu edhe Bierhoff edhe pas Kampionatit Evropian të Futbollit, pavarësisht rezultatit që do të arrijë Gjermania në këtë aktivitet-tha Nirsbah-ata po bëjnë një punë të shkëlqyer me përfaqësuesen tonë’.
Joachim Low e mori drejtimin e skuadrës gjermane në vitin 2006, pas përfundimit të botërorit të atij viti duke zëvendësuar Jurgen Klinsmann. Në drejtimin e tij Gjermania arriti deri në finale të Euro 2008, ndërkohë që në vitin 2010, kjo skuadër u rendit e treta në Botërorin e Afrikës së Jugut.
Top Channel